Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Xavi Hernandez pranë stolit të Leverkusenit

Xavi Hernandez pranë stolit të Leverkusenit

15:52, 02/09/2025

Bayer Leverkusen nuk i ndahet spanjollëve. Nga Xabi te Xavi. Ish-mesfushori kampion te Barcelona mund të ulet në stolin e Leverkusenit.

Një ditë pas largimit të Ten Hag, skuadra e “Aspirinave” është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin dhe me shumë mundësi ky do të jetë Xavi  Hernandez.

Bisedimet kishin nisur që javën e kaluar, por largimi holandezit është kryer vetëm mbrëmë në orët e vona pas barazimit 3-3 të Leverkusenit në javën e dytë të Bundesligës në fushën e Verder Bremen.

Ka edhe një fakt tjetër. Që më parë, para se të ulet Ten Hag, është kontaktuar nga drejtuesi Rudi Fëler, por Xavi është përgjigjur: “Jo, nuk është ende momenti për t’u ulur në pankinë. Mbase tani ka ardhur vërtet momenti që të tregojë vlerat e tij si trajner”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco