Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Ka ‘rilindur’ tek Evertoni, Grealish thumbon Guardiolën: Rashë sërish në dashuri me futbollin

Ka ‘rilindur’ tek Evertoni, Grealish thumbon Guardiolën: Rashë sërish në dashuri me futbollin

15:10, 02/09/2025

Jack Grealish ka rigjetur vetveten pas dy sezoneve të vështira te Manchester City.

Pep Guardiola pranoi se lojtari duhej të luante më shumë për të rifituar nivelin e tij, huazimi tek Evertoni po i jep të drejtë.

Në vetëm dy ndeshje si titullar ka dhënë 4 asiste, dyfishin e atyre me “qytetarët” në dy sezone.

29-vjeçari është bërë, pas Jeremy Goss, i vetmi lojtar në Premier League që regjistron dy ose më shumë asistime në dy ndeshjet e para si titullar, me një ekip të ri.

Përveçse lider në asistime në 5 ligat kryesore europiane, ai udhëheq edhe në duele të fituara, faulle të provokuara dhe driblime të kompletuara javën e fundit.

“Ndjehem sikur po e shijoj futbollin siç duhet. Desha vetëm ta riktheja këtë ndjesi. Besoj se, në vitet e fundit, ndonjëherë jam shkëputur emocionalisht. Nuk është se nuk e doja më futbollin, por thjesht nuk e shijoja aq sa duhet. Familja ma kujtonte shpesh, kur isha në shtëpi. Nuk është faji i askujt tjetër, është faji im…”, – tha Grealish, i cili e ka ngjitur Evertonin në vendin e pestë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco