Ardon Jashari mund t’i mungojë Milanit më shumë se 2 muaj

Ardon Jashari mund t’i mungojë Milanit më shumë se 2 muaj

20:06, 29/08/2025

Ardon Jashari do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

Mesfushori shqiptar, i transferuar për 39 milionë euro te Milani gjatë merkatos së verës, u dëmtua gjatë një seance stërvitore.

“Newsmilan” konfirmoi zyrtarisht dje se Jashari ka pësuar një frakturë të fibulës së djathtë.

Fillimisht u tha se ai do të mungonte rreth dy muaj, por sot mediat raportojnë se rikuperimi i tij kërkon disa javë më shumë.

23-vjeçari është një nga lojtarët më premtues të Milanit dhe shpresohet të kthehet sa më shpejt në fushë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco