VIDEO/ Do të luajnë me Realin, lojtarët e Kairat Almatit ‘në qiellin e shtatë’

VIDEO/ Do të luajnë me Realin, lojtarët e Kairat Almatit ‘në qiellin e shtatë’

15:50, 29/08/2025

Reagimi i lojtarëve të Kairat Almaty pas shortit me Real Madrid dhe Inter në fazën kampionat të Champions League 2025-2026: gëzim, krahët drejt qiellit dhe duart mes flokëve. Është ëndrra e një jete. Futbollistët e klubit kazak e ndoqën të gjithë së bashku përbërjen e fazës së parë të turneut më të madh europian, që u mbajt në Principatën e Monakos, dhe kur u shortuan kundër Casa Blanca dhe skuadrës zikaltër, dhoma shpërtheu nga gëzimi.

Skuadra që u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në Champions League, duke eliminuar Celtic në play-off, do të jetë klubi më në lindje të Europës mes atyre pjesëmarrëse në veprimtarinë më të rëndësishme kontinentale.

Reagimi i lojtarëve të Kairat Almaty pas shortit

Me rastin e shortit të fazës kampionat të Champions League në Monte Karlo, lojtarët e Kairat Almaty u mblodhën për të ndjekur ceremoninë dhe e pritën me entuziazëm të madh përballjen me Real Madrid dhe me Inter.

Kundërshtari i parë i shortuar ishte klubi më i titulluar në botë dhe shpërthimi i gëzimit ishte shumë i sinqertë, me disa lojtarë që ngritën krahët drejt qiellit dhe të tjerë vunë duart mes flokëve. Kur ndodhi përballja me Inter, përveç festës disa thirrën: “Shkojmë në San Siro”.

Përveç Real Madrid dhe Inter, Kairat Almaty do të luajë gjithashtu kundër Club Brugge, Olympiacos, Pafos, Arsenal, Sporting Clube de Portugal dhe Kopenhagen në përvojën e tyre të parë në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco