Messi paralajmëron lamtumirën nga Argjentina: Mund të jetë ndeshja e fundit në shtëpi

Messi paralajmëron lamtumirën nga Argjentina: Mund të jetë ndeshja e fundit në shtëpi

10:50, 29/08/2025

Lionel Messi pritet të luajë ndeshjen e tij të fundit në shtëpi me kombëtaren argjentinase. Kampionët në fuqi të botës do të përballen me Venezuelën më 4 shtator, në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, në kuadër të kualifikuesve për Botërorin 2026.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë foli për një lamtumirë të mundshme para tifozëve argjentinas pas kualifikimit të Inter Miamit në finalen e Kupës së Ligave.

“Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë për mua, sepse është e fundit në shtëpi në fazën kualifikuese. Nuk e di nëse do të kemi ndeshje miqësore më vonë, por e gjithë familja ime do të jetë e pranishme. Do ta përjetojmë si një lamtumirë në shtëpi, nuk e di çfarë do të vijë më pas”, – tha Messi pas gjysmëfinales kundër Orlando City-t.

Federata Argjentinase e Futbollit po shfrytëzon maksimalisht këtë moment: biletat më të lira për duelin me Venezuelën kushtojnë rreth 85 euro, ndërsa për vendet më të mira çmimi arrin deri në 430 euro.

Argjentina e siguroi kualifikimin për Botëror që në muajin mars, pas fitores ndaj Brazilit. Skuadra e Lionel Scaloni-t do ta mbyllë fushatën më 9 shtator në Ekuador. Botërori i vitit të ardhshëm mund të shënojë edhe ndeshjet e fundit të Messit me fanellën e “Albiceleste”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco