Sylvinho shpall listën për ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

Sylvinho shpall listën për ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

10:22, 29/08/2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë. Bie në sy mungesa e përsëritur e Etrit Berishës, por edhe e Ardian Ismajlit, me mbrojtësin e Torinos që është i dëmtuar.

Tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani.

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku.

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco