FSHF ndryshon oraret, Flamurtari-Bylis dhe pesë ndeshje të Kategorisë së Parë në 16:00

FSHF ndryshon oraret, Flamurtari-Bylis dhe pesë ndeshje të Kategorisë së Parë në 16:00

09:57, 29/08/2025

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshjet e programuara për nesër në orën 17:00, në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe në Kategorinë e Parë, do të nisin një orë më herët, në orën 16:00.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike që parashikohen ditën e nesërme në vendin tonë.

Ndeshja e “Abissnet Superiore” Flamurtari – Bylis, si edhe pesë takimet e Kategorisë së Parë: Iliria – Pogradeci, Korabi – Besa, Apolonia – AF Luftëtari, Laçi – Kastrioti dhe Burreli – Kukësi, do të zhvillohen në orën 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco