Milan, dita e Nkunku/ Vizitat mjekësore, firma dhe... debutim ndaj Bologna-s

Milan, dita e Nkunku/ Vizitat mjekësore, firma dhe... debutim ndaj Bologna-s

09:33, 29/08/2025

Është Christopher Nkunku përforcimi i parë i Milanit në sulm në këtë fazë të fundit të merkatos. Për francezin, i cili mbërriti të enjten mbrëma në Linate, kuqezinjtë do të paguajnë plot 42 milionë euro, përfshirë bonuset. Në të njëjtën ditë kur Milani zbret në fushë ndaj Lecce-s, ish-sulmuesi i PSG-së,  i kërkuar me ngulm edhe nga Bayerni, por vetëm me formulën e huazimit, po zhvillon procedurat paraprake për firmën mbi kontratë. Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon.

Vizitat mjekësore te “La Madonnina”

Pak pas orës 9:00, Nkunku mbërriti në klinikën “La Madonnina” në zonën Porta Romana për të kryer vizitat mjekësore. Më pas, ai do të kryejë testet e aftësisë sportive në Qendrën Ambrosiano. Firma te Casa Milan është parashikuar në orët e para të pasdites.

Shifrat dhe hapat e radhës

Sulmuesi, që pati sezonin e tij më të artë me Leipzig-un në vitin 2022/23 (23 gola në 36 ndeshje), kaloi te Chelsea në korrik të vitit 2023. Me “Blutë” shënoi 18 gola në 62 paraqitje në të gjitha kompeticionet, edhe pse u pengua nga disa dëmtime. Protagonist edhe në Botërorin e Klubeve së fundmi, lojtari i lindur në vitin 1997 dhe i rritur në akademinë e PSG-së do të stërvitet gjatë pushimit në Milanello, për të qenë më pas gati për javën e tretë të Serie A, kur Milani do të përballet me Bologna-n në ‘San Siro’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco