Sot, në ora 13:00, në Grimaldi Forum të Monakos do të hidhet shorti i fazës së ligës në UEFA Europa League për sezonin 2025/26.
Si funksionon faza e re e ligës
Në këtë fazë marrin pjesë 36 skuadra, të cilat do të luajnë gjithsej 144 ndeshje në tetë javë të ndryshme. Çdo ekip do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër në transfertë, sipas sistemit të ri të UEFA-s.
Datat e ndeshjeve janë:
Ndeshjet do tw luhen nw oraret: 16:30, 18:45 ose 21:00.
Procedura e shortit
Skuadrat janë ndarë në katër vazo me nga nëntë ekipe, bazuar në koeficientët e UEFA-s. Çdo ekip do të ketë dy kundërshtarë nga secila vazo: një në fushën e tij dhe një në transfertë. Në parim, skuadrat e së njëjtës federatë nuk përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë.
Shorti do të realizohet në mënyrë digjitale nga UEFA, me ndihmën e një software të posaçëm, i cili do të sigurojë shpërndarjen e drejtë të ndeshjeve dhe kalendarit. Procesi monitorohet nga një auditor i jashtëm.
Ekipet pjesëmarrëse:
Vazo 1: Roma, Porto, Rangers, Feyenoord, Lille, Dinamo Zagreb, Real Betis, Salzburg, Aston Villa.
Vazo 2: Fenerbahçe, Braga, Crvena Zvezda, Lyon, PAOK, Viktoria Plzen, Ferencvaros, Celtic, Maccabi Tel-Aviv.
Vazo 3: Young Boys, Basel, Midtjylland, Freiburg, Ludogorets, Nottingham Forest, Sturm Graz, FCSB, Nice.
Vazo 4: Bologna, Celta Vigo, Stuttgart, Panathinaikos, Malmö, Go Ahead Eagles, Utrecht, Genk, Brann.
Nga lista e skuadrave që marrin pjesë këtë sezon në Europa League, disa prej tyre dalin qartë si pretendentet kryesore për trofeun, bazuar në historinë, përvojën europiane, kualitetin e skuadrës dhe investimet në merkato. Ja një analizë sipas grupeve:
Pretendentët kryesorë për trofeun:
Pas hedhjes së goglave, UEFA do të publikojë kalendarin e plotë të ndeshjeve deri të dielën, më 31 gusht. Rregullorja parashikon që asnjë skuadër të mos luajë më shumë se dy ndeshje radhazi në shtëpi ose në transfertë, si dhe të sigurohet një balancim në fillim dhe në fund të fazës së ligës.
Ky short pritet me interes të madh, pasi sezoni 2025/26 është vetëm i dyti me formatin e ri të Europa League-s, i cili ka shtuar rivalitetin dhe spektaklin duke përfshirë më shumë skuadra të njohura nga e gjithë Eeropa.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: