Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Shok skuadre me Asllanin, akuzohet për dhunë dhe shpërndarje të videove intime nga ish-e dashura

Shok skuadre me Asllanin, akuzohet për dhunë dhe shpërndarje të videove intime nga ish-e dashura

14:08, 27/08/2025

Mbrojtësi kilian i Torinos, Guillermo Maripán, është përfshirë sërish në një skandal publik pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura e tij spanjolle, e cila e akuzon për dhunë dhe shpërndarje të imazheve intime pa pëlqimin e saj.

Rasti u bë i njohur pasi u shpërnda në rrjetet sociale nga influencerja kiliane Carmen Castillo, e njohur si Carmen Tuitera, e cila edhe në të kaluarën kishte akuzuar futbollistin për veprime të ngjashme.

Sipas dëshmisë së paditëses, marrëdhënia me Maripán i kishte shkaktuar pasoja të rënda: “Pas ndarjes përjetova episode që prekën stabilitetin tim fizik, psikologjik, emocional, digjital dhe ekonomik. Më pas, u krijuan llogari anonime që publikuan materiale intime pa lejen time dhe më përndoqën vazhdimisht”, ka thënë ajo.

Image

Nga ana tjetër, Maripán ka mohuar me vendosmëri të gjitha akuzat përmes një deklarate publike, duke i cilësuar si pjesë të një plani “zhvatës dhe shpifës”. Sipas tij, denoncimet synojnë vetëm përfitime financiare: “Këto veprime kanë për qëllim të më marrin para në mënyrë të paligjshme”.

Mbrojtësi i Torinos ka akuzuar gjithashtu Carmen Castillo-n se ishte e gatshme të tërhiqte denoncimin në këmbim të një pagese mbi 300 milionë pesos kiliane (rreth 268 mijë euro). “Ky fakt tregon qartë motivimin e vërtetë: kërkimin e parave, jo mbrojtjen e ndonjë të drejte”, tha ai.

Çështja tashmë i është dorëzuar drejtësisë dhe pritet të marrë zhvillime të reja në ditët në vijim, ndërsa emri i Maripán vazhdon të përflitet jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për polemikat jashtë saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco