Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Teuta forcon sulmin me një polak, ka luajtur me përfaqësuesen U-20 dhe U-21

Teuta forcon sulmin me një polak, ka luajtur me përfaqësuesen U-20 dhe U-21

13:17, 27/08/2025

KF Teuta ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, duke njoftuar afrimin e sulmuesit polak, Jakub Myszor, për sezonin e ardhshëm. Lojtari vjen për të përforcuar repartin ofensiv të durrsakëve dhe për të qenë një element kyç në objektivat e klubit për kampionatin që po afron.

Myszor, i cili ka kaluar më parë te Raków Częstochowa, si dhe te ekipet KS Cracovia dhe Ruch Chorzów, ka gjithashtu përvojë me përfaqësueset e Polonisë në grupmoshat U-20 dhe U-21, duke treguar potencialin e tij të madh dhe aftësinë për të kontribuar në nivele të larta.

Klubi ka firmosur marrëveshjen me lojtarin, i cili pritet të sjellë energji, kualitet teknik dhe gola në skuadër. Me përvojën e tij në kampionate të ndryshme dhe paraqitjet ndërkombëtare, Teuta synon të rrisë konkurrencën në sulm dhe të forcojë ambiciet e saj për sezonin e ardhshëm.

Postimi i klubit te Teutës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco