Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Probleme për Milanin para ndeshjes ndaj Lecce, Rafael Leão mbetet jashtë për shkak të dëmtimit

Probleme për Milanin para ndeshjes ndaj Lecce, Rafael Leão mbetet jashtë për shkak të dëmtimit

13:13, 27/08/2025

Milan përballet me një tjetër goditje para udhëtimit në Lecce këtë të premte. Rafael Leão, i cili u dëmtua më 17 gusht gjatë takimit të Kupës së Italisë ndaj Barit, nuk është rikuperuar nga dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë në ndeshjen e javës së dytë të Serie A, sipas ‘Gazzetta dello Sport’.

Portugezi u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 17-të të ndeshjes së rundit paraprak të Kupës dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri, ashtu si ndodhi në sfidën hapëse ndaj Cremonese-s.

Kjo e detyron Allegri të menaxhojë një sulm të kufizuar, me vetëm Christian Pulisic dhe Santiago Giménez të plotë dhe të gatshëm. Në stol, alternativa e vetme sulmuese është Samuel Chukwueze, duke lënë Milanin me pak opsione për një fillim sezoni të vështirë. Për momentin, emri i Conrad Harder po shfaqet gjithnjë e më shumë në mendjet e tifozëve milanezë si një mundësi për të forcuar repartin ofensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco