Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, zhvilloi një ‘masterclass’ me temë “Metodologjia e punës së një ekipi kombëtar”. ‘Masterclass’-i u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e trajnerëve dhe stafet e ekipeve Kombëtareve të moshave të vajzave dhe djemve.
Përgjatë këtij sesioni, trajneri Sylvinho u asistua edhe nga Doriva, Pablo Zabaleta dhe Ervin Bulku. Ata u ndalën te momentet kyçe të punës së një ekipi kombëtar, duke nisur nga përzgjedhja e lojtarëve, vëzhgimi i ecurisë së tyre me klubet, përgatitja e programit të grumbullimit, skemat taktike etj.
Gjatë masterclass-it pati diskutime dhe ndarje eksperiencash mes trajnerëve dhe stafit të Kombëtares A mbi aspekte të ndryshme të punës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: