Ndahet nga jeta legjenda e Tiranës, portieri që u shpall 3 herë kampion i Shqipërisë

Ndahet nga jeta legjenda e Tiranës, portieri që u shpall 3 herë kampion i Shqipërisë

17:27, 25/08/2025

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Bujar Tafaj, një prej figurave të njohura të futbollit shqiptar.

Ish-portieri ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës gjatë viteve ’60-’70, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin bardheblu.

Tirana i ka dedikuar një postim lamtumire në rrjetet sociale. Përveç kryeqytetasve ku fitoi 3 herë titullin kampion, Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit.

Kështu shuhet një tjetër figurë, që ka vendosur emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar. 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco