Arsenali humbet Saka-në, jashtë fushave për një muaj

Arsenali humbet Saka-në, jashtë fushave për një muaj

15:50, 25/08/2025

Arsenali po përballet sërish me probleme të mëdha nga dëmtimet. Pas Kai Havertz, i cili do të mungojë për disa javë për shkak të një dëmtimi në gju, tani është Bukayo Saka që i shtohet listës së të padisponueshmëve.

Ylli anglez u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 53-të të fitores 5-0 kundër Leeds-it, vetëm pak minuta pasi kishte shënuar golin e dytë të ndeshjes për “Topçinjtë”. Analizat mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim në bicepsin femoral, i cili pritet ta mbajë jashtë për rreth një muaj.

Ky problem fizik do ta bëjë Sakan të humbasë supersfidën ndaj Liverpool-it në Anfield, të dielën, si edhe dy ndeshjet e Anglisë për kualifikueset e Botërorit: më 6 shtator kundër Andorrës dhe më 9 shtator ndaj Serbisë.

Kujtojmë se sezoni i kaluar nuk ishte i lehtë për 23-vjeçarin, i cili humbi tre muaj të rëndësishëm pikërisht për një dëmtim të ngjashëm në bicepsin femoral. Tashmë, rikuperimi i tij do të jetë përsëri në fokusin e stafit mjekësor të Arsenalit dhe të kombëtares angleze.

Humbja e Saka-së përfaqëson një goditje të rëndësishme për Mikel Artetën, i cili e konsideron sulmuesin anësor si një nga shtyllat kryesore të skuadrës në garën për titullin e Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco