Shpërthimi i Boniface në Instagram: Kudo, klounë...

Shpërthimi i Boniface në Instagram: Kudo, klounë...

08:39, 25/08/2025

Victor Boniface ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas prishjes së transferimit të tij te Milani. Klubi kuqezi vendosi të mos e regjistrojë sulmuesin nigerian, i pasigurt për gjendjen e gjurit të tij të djathtë pas vizitave mjekësore.

“Gjithandej thonë që Boniface nuk është serioz. Jam në një klub si Leverkusen dhe një klub si Milani më kërkon. Megjithatë, sipas tyre nuk jam serioz. Atëherë, nëse do të isha serioz, ndoshta do të luaja për një klub në Jupiter. Kllounë kudo. Nëse nuk jam serioz dhe jam në këtë nivel, më lini kështu,” – shkroi lojtari në një “story” në Instagram.

Image

Qartësimi i sulmuesit

Pak më vonë, vetë futbollisti i Bayer Leverkusen publikoi një tjetër “story”, të cilin e hoqi menjëherë pas postimit, ku tregonte një bisedë me ekspertin e merkatos, Fabrizio Romano. “Mos bëj këtë gabim të madh, mesazhi lidhet me disa media nigeriane dhe nuk ka lidhje me transferimin tim,” – theksoi Boniface.

Ai shtoi gjithashtu: “Kjo nuk ka të bëjë as me Bayer Leverkusen dhe as me Milanin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco