Pas fitores 2-0 ndaj Parmës në ‘Allianz Stadium’, falë golave të David dhe Vlahovic, Juventusi ka bërë një denoncim të rëndë përmes rrjeteve sociale. Klubi bardhezi njoftoi se mesfushori amerikan, Weston McKennie, u bë objekt i fyerjeve raciste nga një grup tifozësh të Parmës, të cilët ndodheshin në sektorin e miqve edhe pasi ndeshja kishte përfunduar.
“Sapo përfundoi ndeshja kundër Parmës, Weston McKennie u përball me shprehje diskriminuese të natyrës raciste, nga disa persona që ndodheshin në sektorin e tifozëve vizitorë, ndërsa ai po stërvitej në fushë me shokët që nuk kishin luajtur,” shkruhet në komunikatën e Juventusit.
Klubi bardhezi shtoi më tej: “Juventusi e dënon me forcë këtë episod dhe çdo formë racizmi. Do të ofrojmë bashkëpunim maksimal me organet e drejtësisë sportive për identifikimin e përgjegjësve.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: