Juventusi arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Parmës, falë golave të David dhe Vlahovic, por ndeshja u la në hije nga episodi i Andrea Cambiasos. Mbrojtësi bardhezi u përjashtua me karton të kuq pas një faulli reagimi dhe pas ndeshjes vendosi të kërkojë falje publike për sjelljen e tij.
“Nuk jam një person i dhunshëm; në jetën time nuk kam ngritur kurrë dorë ndaj dikujt dhe as kam bërë gjeste të ngjashme. Sot kam bërë një gabim dhe dua t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës, stafit, klubit dhe tifozëve. Ishte një veprim i shëmtuar që nuk më përket dhe për të cilin ndiej turp. Në jetë kam bërë gabime, por gjithmonë kam mësuar prej tyre. Edhe nga ky moment do të mësoj, për t’u bërë një njeri më i mirë. Forza Juve, deri në fund,” shkroi mbrojtësi bardhezi.
Trajneri Igor Tudor, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, konfirmoi se klubi do ta gjobisë lojtarin për sjelljen e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: