Partizani e nis me fitore sezonin e ri, Vora debuton me humbje në Superiore

Partizani e nis me fitore sezonin e ri, Vora debuton me humbje në Superiore

21:57, 24/08/2025

Partizani i drejtuar këtë sezon nga Mladen Milinkoviç ka fituar 1-0 ndaj Vorës, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të luajtur në “Arenën e Demave”.

Vora e drejtuar nga Arjan Bellai debuton me humbje në Superiore.

Debutuesit e Superiores rezistuan vetëm 9 minuta, pasi Partizani gjeti avantazhin falë një autogoli.

Paulo Buxhelaj kroson në zonë nga goditja e dënimit, Serjan Repaj i pafat, dërgon topin në portën e tij.

Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit. Partizani e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0.

Pjesa e dytë foli më shumë për të kuqtë, që patën disa raste të mira me Skukën dhe Shanaj, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Partizani e nis me fitore, edhe pse nuk ishte një paraqitje bindëse, por në fund të fundit rëndësi kanë pikët.

Në anën tjetër, Vora pavarësisht humbjes, bëri një debutim dinjitoz në Superiore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco