Serie A/ Komo i jep ‘leksion’ Lacios, një gol i Kaljarit në shtesë i heq fitoren Fiorentinës

Serie A/ Komo i jep ‘leksion’ Lacios, një gol i Kaljarit në shtesë i heq fitoren Fiorentinës

20:56, 24/08/2025

U luajtën prej orës 18:30, dy sfidat e vlefshme për javën e parë të Serisë A.

Spikat triumfi 2-0 i Komos së Çesk Fabregas, në duelin ndaj Lacios.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa në fragmentin e dytë të sfidës, ishte Douvikas, i cili në minutën e 47-të zhbllokoi sfidën, teksa për golin që do të “vuloste” triumfin mendoi ylli argjentinas, Niko Paz, i cili në minutën e 73-të shënoi për 2-0.

Për sa i përket Hysajt, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ishte në stol në këtë përballje, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë. 

Ndërkohë dueli tjetër mes Kaljarit dhe Fiorentinës u mbyll në barazim 1-1.

Skuadra e Stefano Piolit ishte duke udhëhequr deri në minutën e 90+3-të, falë golit të Mandragorës në minutën e 68-të, ndërkohë që ishte mbrojtësi Luperto, ai i cili në minutën e 90+4 gjeti baraspeshën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco