Ilkay Gundogan do të largohet për herë të dytë nga Manchester City dhe këtë herë duket në mënyrë përfundimtare dhe nuk do të ketë më rikthim.
“Tuttosport” raporton se agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet me dy klubet e mëdha të Serisë A, Juventus dhe Inter.
Kontrata e Gundogan me Manchester Cityn skadon verën e ardhshme, por palët mund të bien dakord dhe ai të largohet si lojtar i lirë që këtë verë.
Juventusi duket më afër mesfushorit gjerman, pasi është i gatshëm të paguajë direkt koston e kartonit të tij.
Në anën tjetër, Interi interesohet më shumë për huazimin e thjeshtë të lojtarit për një sezon dhe një pjesë të rrogës ta paguajë Manchester City.
Gundogan paguhet 8 milionë euro në sezon, shifër normale në Premier League, por jo në Serie A.
Interit dhe Juventusit iu duket e lartë shuma rroga vjetore e gjermanit dhe ky është shkaku që kanë ngecur bisedimet. Megjithatë, Gundogan ka dhënë shenja se mund të pranojë dhe një ulje rroge, pasi kërkon një ekip ku të ketë mundësinë të luajë rregullisht.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: