Transferimi i dështuar i Boniface te Milani, drejtuesi i Leverkusenit: Kjo çështje është e mbyllur

Transferimi i dështuar i Boniface te Milani, drejtuesi i Leverkusenit: Kjo çështje është e mbyllur

18:01, 24/08/2025

Milani është hedhur në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi Viktor Boniface nuk do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi.

Futbollisti kishte mbërritur në Itali për vizitat mjekësore, por stërzgjatja e tyre dhe kthimi i tij në Gjermani gjatë ditës së sotme, kanë lënë të kuptohet se nuk ka marrëveshje mes palëve.

Kjo konfirmohet direkt edhe nga drejtori teknik i Bajer Leverkusenit, Simon Rolfes, i cili pret kthimin e futbollistit në radhët e ekipit të tij.

“Kur të kthehet, çështja me Milanin do të jetë e mbyllur. Nuk është një sekret i madh. Nuk mendoj se do të ketë negociata të tjera mes nesh dhe kuqezinjve, pavarësisht asaj që thuhet në këto ditë të fundit. Çështja Boniface te Milani është e mbyllur”, tha Rolfes, duke bërë të qartë se sulmuesi 24-vjeçar nuk do të bëhej pjesë e skuadrës italiane.

Sipas mediave përtej Adriatikut, transferimi dështoi pasi specialistët nuk kanë ndeshur në probleme në testet mjekësore, por nuk kanë dhënë garanci për vijimësinë normale të lojtarit për shkak të problemeve tashmë kronike me dëmtimet e tij që e kanë ndikuar në vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco