VIDEO/ Milani për ‘gjynah’, e mposht Cremonese në ‘San Siro’, Jashari zëvendëson Modric-in në pjesën e dytë

VIDEO/ Milani për ‘gjynah’, e mposht Cremonese në ‘San Siro’, Jashari zëvendëson Modric-in në pjesën e dytë

22:48, 23/08/2025

Një surprizë e madhe në “San Siro”, ku debutimi i Massimiliano Allegrit në stolin e Milanit u kthye në makth. Kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Cremonese, e cila tregoi cinizëm dhe efikasitet maksimal. Ndeshja nisi keq për vendasit, pasi Baschirotto shfrytëzoi një gabim të Pavlovic për të kaluar miqtë në avantazh.

Reagimi i Milanit erdhi me të njëjtin Pavlovic, që barazoi shifrat me kokë pas një krosimi të saktë të Estupinan. Megjithatë, perla e sfidës erdhi në pjesën e dytë: Federico Bonazzoli shpiku një roveshatë spektakolare që mposhti Maignan, duke vulosur fitoren historike të Cremonese-s. Allegri nis kështu me humbje aventurën e tij kuqezi, sikurse Modric dhe Jashari, me kroatin titullar dhe shqiptarin zëvendësues të tij.

E nis me tri pikë Roma sezonin e ri, pasi mposhti 1-0 Bologna-n në ‘Olimpico’ me golin e Wesley Franca-s në minutën e 53-të.

Golat

Ndodh e pabesueshmja në ndeshjen mes Milanit dhe Udineses, në ‘San Siro”. Skuadra kuqezi, edhe pse konsideroet favorite absolute në fushë, ndëshkohet me gol në minutën e 28-të: Alessio Zerbin realizon një krosim të bukur në zonë, ku Federico Baschirotto ngrihet lart dhe godet me kokë topin drejt këndit të majtë të portës, duke mposhtur portierin, 0-1.

Milan - Cremonese 0-1

Strahinja Pavlović i Milanit barazon rezultatin në 1-1 në fundi e pjesës së parë. Ai u ngrit më lart se të gjithë për të arritur një kros perfekt nga Pervis Estupiñán dhe me një goditje me kokë nga afër e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës. Emil Audero ishte i pafuqishëm.

Milan - Cremonese 1-1

Milani rikthehet në pikën zero në minutën e 61-të: Federico Bonazzoli (Cremonese) gjen hapësirë në zonë pas një pasimi të lartë dhe shënon një gol të shkëlqyer me goditje gërshërë, 1-2.

Milan – Cremonese 1-2

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco