Në orën 20:45, Milani dhe Cremonese zbresin në fushë në “San Siro” për takimin e kampionatit. Allegri ka zgjedhur Maignan në portë, i mbrojtur nga Tomori, Gabbia, Pavlovic dhe Estupiñán. Në mesfushë do të luajnë Modric, Loftus-Cheek dhe Fofana. Sulmi është i përbërë nga një treshe me Pulisic, Gimenez dhe Saelemaekers.
Nga ana tjetër, Nicola i beson Audero-s në portë, ndërsa në mbrojtje do të vendosen Terracciano, Baschirotto dhe Bianchetti. Në mesfushë do të aktivizohen Grassi, Vandeputte dhe Collocolo, ndërkohë që në krahë do të luajnë Pezzella dhe Zerbin. Në vijën e parë, dyshen sulmuese e përbëjnë Okereke dhe Bonazzoli.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: