Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë faqe të reja në historinë e futbollit. ‘Ylli’ portugez u bë lojtari i parë në botë që arrin të shënojë 100 ose më shumë gola me katër klube të ndryshme, pasi realizoi një 11-metërsh për rezultatin e përkohshëm 1-0, në Superkupën e Arabisë Saudite, Al-Nassr - Al-Ahli 2-2 (3-5 me penallti) këtë të shtunë (23 gusht).
Ky moment e forcon edhe më shumë statusin e tij si një legjendë e gjallë e futbollit botëror. Në moshën 40-vjeçare, Ronaldo vazhdon të tregojë se mentaliteti fitues dhe ambicia e tij nuk kanë kufij.
Shifrat e tij janë thjesht të jashtëzakonshme:
Vetëm me skuadrën saudite, CR7 ka një mesatare mbresëlënëse prej pothuajse një goli për ndeshje, duke treguar se ende është një nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë.
Kj arritje unike konfirmon se Ronaldo nuk është vetëm një golashënues i madh, por një fenomen i futbollit që ka lënë gjurmë të thella në ligat më të forta të botës. Çdo gol i tij është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe talentit të jashtëzakonshëm që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.
Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se legjendat nuk plaken, ato vetëm shtojnë kapituj të rinj në historinë e tyre madhështore.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: