Thomas Müller i është bashkuar listës së ‘yjeve’ të mëdhenj që këtë verë kanë zgjedhur MLS-në. Me peshën e titullit botëror të vitit 2014 mbi shpatulla dhe pas një karriere të tërë te Bayern Munich, sulmuesi gjerman ka vendosur t’i bashkohet Vancouver Ëhitecaps, duke ndjekur këshillat e ish-shokëve si Marco Reus dhe Eric Maxim Choupo-Moting.
Debutimi i tij para tifozëve të rinj erdhi në sfidën kundër Dynamo Houston, e mbyllur 1-1. Müller luajti 29 minuta dhe iu anulua një gol që do ta kishte bërë edhe më të veçantë paraqitjen e tij të parë në shtëpi. Pas ndeshjes, MLS publikoi një intervistë ekskluzive ku gjermani foli për duelin e përjetshëm Messi-Ronaldo.
“Gjithmonë kemi diskutuar se kush ishte më i miri. Cristiano ka qenë i jashtëzakonshëm dhe për shumë vite e konsideroja si numrin një. Por me kohën jam bërë më romantik: Messi është më elegant në mënyrën e tij të lojës. Dhe pas fitores së Kupës së Botës me Argjentinën, nuk kam më dyshime: për mua ai është më i madhi i të gjitha kohërave”, tha Müller.
Por jo vetëm Messi dhe Ronaldo. Müller pranoi gjithashtu se ka pasur një admirim të veçantë për Juan Román Riquelmen:
“E doja mënyrën si ai jepte pasimet filtrante dhe krijonte hapësira. Nga ai mësova shumë për të ndërtuar stilin tim. Nuk doja të kopjoja askënd, por të vëzhgoja më të mëdhenjtë dhe të kuptoja çfarë mund të përshtatja në lojën time”, përfundoi gjermani.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: