Granit Xhaka tregon pse e tërhoqi projekti i Sunderland-it dhe dëshirën për të ardhmen

Granit Xhaka tregon pse e tërhoqi projekti i Sunderland-it dhe dëshirën për të ardhmen

21:07, 22/08/2025

Granit Xhaka ka zbuluar arsyet që e çuan të lërë Bayer Leverkusenin dhe të bashkohej me Sunderland-in këtë verë, duke theksuar se vendimi nuk lidhej me trajnerin e ri të Leverkusenit, Erik ten Hag.

Në një intervistë për gazetën zvicerane ‘Blick’, mesfushori zviceran tregoi se u tërhoq nga projekti i Sunderland-it pasi miliarderi zviceran, Kyril Louis-Dreyfus, dhe drejtuesit sportivë të klubit hynë në lojë. Vendimi u mor pas një bisedë të shkurtër në ‘FaceTime’.

“Klubi më kujton fillimet e prindërve të mi: të ngrihesh nga hiçi,” tha Xhaka. “Ndiej që kjo eksperiencë këtu do të më përfitojë më së shumti për të ardhmen. Dua të ndjek një karrierë si trajner një ditë. Prandaj është e rëndësishme të përjetoj momente vuajtjeje dhe solidariteti. Do të duhet të vuajmë shumë muajt e ardhshëm. Është një anë tjetër e futbollit, por pjesë e tij dhe do të më formojë.”

Xhaka gjithashtu theksoi se trajneri ten Hag nuk ka qenë kurrë arsye për largimin e tij:

“Më shqetëson fakti që Erik po paraqitet si problemi. Ai kurrë nuk ishte problemi. Kam pasur biseda të mira me të dhe do të kisha luajtur nën drejtimin e tij si kapiten. Nuk kam thënë kurrë se dua të largohem në mënyrë të pakushtëzuar. Po kërkoja një ofertë tërheqëse, por vetëm nëse ishte e përshtatshme për mua, familjen dhe Leverkusenin. Nëse do të doja të largohesha me çdo kusht, nuk do të kisha udhëtuar për kampin stërvitor në Brazil.”

Me këtë lëvizje, Xhaka i jep Sunderland-it një përvojë të madhe ndërkombëtare dhe tregon dëshirën për të zhvilluar karrierën e tij si trajner në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco