Superliga nis me finalen e sezonit të kaluar, zbardhen formacionet e Vllaznia-Egnatia

Superliga nis me finalen e sezonit të kaluar, zbardhen formacionet e Vllaznia-Egnatia

19:10, 22/08/2025

Kategoria Superiore ngre sot siparin e edicionit të saj të 87-të me një sfidë që premton emocion: Vllaznia–Egnatia, përballja që përsërit finalen e sezonit të kaluar. Shkodranët dhe rrogozhinasit vihen menjëherë përballë në një test prestigjioz, i denjë për hapjen e kampionatit.

Trajneri Edi Martini ka përfshirë në formacion disa nga afrimet e bujshme të merkatos verore, ndër to edhe Dros, i cili do të bëjë debutimin e tij me kuqeblutë vetëm pak ditë pas firmës.

Nga ana tjetër, Edlir Tetova nuk ka ngurruar të aktivizojë që në minutën e parë dyshen Selmani–Buriç, me sulmuesin malazez që pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të repartit ofensiv.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Jukaj; Kuros, Gjini, Bajrami, Jago; Gurishta, Dros, Qato, Mala; Murataj, Balaj.

Trajner: Edi Martini

Egnatia: Dajsinani; Fangaj, Poçi, Xhemajli, Ndreca; Aleksi, Fernando, Leo Melo; Buriç, Gruda, Selmani.

Trajner: Edlir Tetova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco