Bajerni luan ndeshjen e parë të sezonit, Kompani: Duam të sulmojmë dhe të fitojmë

Bajerni luan ndeshjen e parë të sezonit, Kompani: Duam të sulmojmë dhe të fitojmë

12:45, 22/08/2025

Para ndeshjes hapëse të Bundesligës, trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, foli për skuadrën, përgatitjet para-sezonale dhe kundërshtarin e tyre, Lajpcig.

Kompani u pyet menjëherë për skuadrën, pasi raportet sugjeronin se kampionët aktualë janë të varfër në përforcime: “Ne kemi katër lojtarë me përvojë dhe dy të rinj të talentuar në sulm. Gjithashtu kemi Rafa Guerreiro dhe Tom Bishof, të cilët mund të luajnë në një rol sulmues. Manuel Nojer nuk do të luajë në sulm (qesh). Pavarësisht çfarë ndodh, duam të sulmojmë. Detyra ime është të sigurohem që të fitojmë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco