Milot Rashica ka gjetur rrugën e rrjetës në një moment vendimtar për Beshiktashin në arenën europiane. Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e 45-të të pjesës së parë ndaj Lozanës, në transfertën zvicerane, të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.
Me një goditje të saktë, Rashica i dha avantazhin skuadrës së tij, duke shënuar golin e parë personal në historinë e kësaj gare. Një realizim që vjen në një kohë të ndjeshme për futbollistin, i cili ka qenë shpesh nën kritika nga tifozët bardhezi. Ky gol shihet edhe si një mesazh për të treguar se është gati të japë kontributin e tij në momentet e rëndësishme.
Megjithatë, fitorja nuk u konkretizua. Në minutën e 83-të, Okoh barazoi për Lozanën, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Stamboll. Rezultati 1-1 e bën takimin e dytë edhe më të zjarrtë, me Beshiktashin që kërkon të shfrytëzojë terrenin vendas për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: