Conte: De Bruyne kuptoi menjëherë diferencën mes Napolit dhe City

Conte: De Bruyne kuptoi menjëherë diferencën mes Napolit dhe City

21:21, 21/08/2025

Pak ditë para nisjes së kampionatit kundër Sassuolos, trajneri i Napolit, Antonio Conte, foli për Sportmediaset rreth sfidave dhe objektivave të sezonit të ri. “Dy tituj me Napolin? Vetëm fakti që mund të jem trajneri i parë që fiton dy tituj rresht tregon vështirësinë e kësaj arritjeje, që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Por duhet të jemi të qetë, është një objektiv shumë, shumë i vështirë. Do të shohim çfarë do të ndodhë këtë vit. Ne fluturojmë ulët dhe le të flasin të tjerët. Ne duhet të bëjmë veprat”, u shpreh Conte.

Duke folur për Napolin si favorit për titull, Conte shmangu çdo përgjigje direkte: “Nuk mendoj se është puna ime të përgjigjem për këtë. Ka ekspertë, le të bëjnë renditjet e tyre dhe të thonë nëse jemi të kompletuar ose jo. Gjatë përgatitjes së sezonit, të gjithë thonë se kanë punuar mirë. Edhe ne kemi punuar, por tani duhet ta tregojmë në fushë. Nuk më intereson se kush janë kundërshtarët. E rëndësishme është që të tjerët të shohin Napolin si rival në garën për titullin”.

Conte komentoi gjithashtu edhe për dy transferime të reja që vijnë nga rrugë të ndryshme: “De Bruyne kuptoi menjëherë diferencën mes Napolit dhe City-t. Ka qenë shumë modest, i vëmendshëm dhe inteligjent. U përshtat në mënyrë perfekte në ambient. Sa për Lucca-n, nëse është marrë është sepse shpresojmë që të ndihmojë ekipin. Do të shohim sa kohë do të duhet për ta zhvilluar dhe sa mund të kontribuojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco