Dinamo doli e mundur në Poloni përballë Jagiellonias, duke u mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League. Pavarësisht përpjekjeve për të rezistuar, skuadra e Ilir Dajës u duk e pafuqishme përballë intensitetit të vendasve, ndërsa mungesa e sulmuesit kryesor, Zabërgja (tashmë i larguar nga Dinamo), u ndje shumë në repartin ofensiv. Dinamo vuajti për të krijuar rrezik para portës kundërshtare, ndërkohë që gabimet në mbrojtje e bënë edhe më të lehtë misionin e polakëve.
Me këtë rezultat, ndeshja e kthimit në Tiranë shndërrohet thuajse në një mision të pamundur për të përmbysur disavantazhin, megjithëse Dinamo do të kërkojë të shpëtojë sadopak dinjitetin dhe të mbyllë me një performancë më të denjë këtë aventurë europiane.
Golat
Dinamo arrin të rezistojnë në pak më shumë se 11 minuta lojë në ndeshjen ndaj Jagiellonias në transfertë. Pas një goditjeje drejt portës së Dinamos, portieri Teqja nuk arrin as ta kontrollojë dhe as ta largojë si duhet topin, duke i dhënë mundësi Imaz-it ta shtynte topin drejt rrjetës, 1-0.
Në minutën e 34-t, vjen edhe goli i dytë i vendësve i shënuar nga Pululu.
Pjesa e dytë nis me një tjetër gol për Jagielllonian, kapitullon Dinamo.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: