Dy Berisha në sulm dhe Aliji-Meksi në qendër të mbrojtjes, ja si rreshtohet Dinamo ndaj Jagiellonias

Dy Berisha në sulm dhe Aliji-Meksi në qendër të mbrojtjes, ja si rreshtohet Dinamo ndaj Jagiellonias

19:16, 21/08/2025

Dinamo do të zbresë sot në fushë në Poloni përballë Jagiellonias, në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës. Ky është një moment historik për kryeqytetasit, të cilët arrijnë për herë të parë në këtë raund të garës europiane.

Pas suksesit të madh ndaj Hajduk Split, trajneri Ilir Daja është përballur menjëherë me detyra të reja. Largimi i Zabërgjës drejt Ukrainës e detyroi stafin teknik të gjente zëvendësuesin e duhur, ndërsa sfidat në repartin e mbrojtjes mbeten të vazhdueshme. Ashtu si në ndeshjet e mëparshme, Daja ka zgjedhur të improvizojë me dyshen Aliji-Meksi në qendër të prapavijës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco