Marrëveshje totale me Leverkusenin dhe futbollistin, hapi i i radhës vizitat mjekësore te Milani

Marrëveshje totale me Leverkusenin dhe futbollistin, hapi i i radhës vizitat mjekësore te Milani

17:18, 21/08/2025

Milani është shumë pranë transferimit të Victor Boniface. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen totale me sulmuesin për kontratën personale, ndërsa me Bayer Leverkusen është gjetur akordi mbi bazën e një huazimi me të drejtë blerjeje, e cila është e fiksuar rreth 30 milionë euro. Sipas Sky Sport, në orët e fundit janë përmbyllur edhe detajet e fundit me lojtarin dhe hapi i radhës do të jetë programimi i vizitave mjekësore, përpara zyrtarizimit të transferimit.

Boniface i thotë kështu lamtumirë klubit gjerman, pasi kishte qenë shumë pranë largimit edhe në merkaton e janarit. Në atë kohë, sulmuesi nigerian i lindur në vitin 2000 ishte vetëm një hap larg Al Nassr, ku do të kishte mundësinë të luante përkrah Cristiano Ronaldos. Megjithatë, marrëveshja u prish në momentet e fundit, pasi klubi saudit preferoi të merrte John Duran nga Aston Villa.

Vetë Boniface ka treguar prapaskenat e kësaj historie në një intervistë këtë verë për podcast-in ‘The Culture Club’:

“Kisha bërë gati valixhet”, – rrëfeu ai, duke kujtuar ofertën arabe. – “Mendova: ‘jam dëmtuar kaq shumë herë, nëse shkoj atje mund të qëndroj dy-tre sezone dhe kam telefonuar familjen time’.”

Megjithatë, familja e tij nuk ishte menjëherë dakord. Boniface shtoi:

“Kisha një ofertë të nivelit të lartë nga Italia dhe vëllai im më tha: ‘Çfarë po bën? Shko në Serinë A, luaj në Champions’.”

Tashmë duket se ai do të realizojë atë hap të madh në karrierë, duke u bërë pjesë e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco