Stojkovic publikon listën e Serbisë për sfidat ndaj Letonisë dhe Anglisë

Stojkovic publikon listën e Serbisë për sfidat ndaj Letonisë dhe Anglisë

10:28, 19/08/2025

Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka shpallur listën e gjerë të lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit: kundër Letonisë në Riga dhe ndaj Anglisë në Beograd.

Lista e publikuar konfirmon bazën e njohur të përfaqësueses serbe, me emra të konsoliduar si Aleksandar Mitrovic, Dusan Vlahovic dhe Filip Kostic, ndërkohë që nuk mungojnë as talentët e rinj që kanë spikatur në klubet e tyre. Me dy përballje vendimtare në horizont, Serbia synon të sigurojë hapa të rëndësishëm drejt Botërorit, para se të përplaset me Shqipërinë.

Lista paraprake

Portierë: Petrovic (Bournemouth), Milinkovic-Savic (Napoli), Ilic (TSC), Rosic (Vojvodina).

Mbrojtës: Milenkovic (Nottingham Forest), Pavlovic (Milan), Babic (Spartak Moska), Erakovic (Zenit), Veljkovic (Crvena Zvezda), Simic (Anderlecht), Stojic (Maccabi Tel Aviv), Terzic (RB Salzburg), Nedeljkovic (RB Leipzig).

Mesfushorë: Lukic (Fulham), Maksimovic (Shabab Al Ahli), Zivkovic (PAOK), Samardzic (Atalanta), Kostic (Juventus), Mitrovic (Verona), Birmancevic (Sparta Pragë), Ilic (Torino), Gudelj (Sevilla), Katai (Crvena Zvezda), Racic (Aris), Ugresic (Partizan).

Sulmues: Mitrovic (Al Hilal), Vlahovic (Juventus), Jovic (AEK), Stulic (Charleroi).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco