Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Maqedoni e Veriut/ Shkupi në krizë, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit

Maqedoni e Veriut/ Shkupi në krizë, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit

19:55, 15/08/2025

Kriza në radhët e FC Shkupit po thellohet. Klubi nga Çairi ka anuluar ndeshjen e javës së dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndaj Sileksit, ekip ky që do ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0.

Shkupi ishte në kërkim të një fushe alternative për shkak se stadiumi i tyre nuk plotëson kushtet për përdorimin e teknologjisë VAR.

Opsionet si stadiumi në Kumanovë, Gjorçe Petrov dhe në Strumicë u përmendën si alternativa, por asnjëra nuk u realizua.

Edhe pse arsyeja zyrtare për anulimin nuk është bërë publike, është e qartë se përveç vështirësive logjistike, klubi po përballet edhe me probleme organizative.

Kujtojmë që në javën e parë ndaj Shkëndijës, Shkupi u paraqit me ekip të rinjsh.

Me këtë vendim, Sileksi fiton automatikisht tri pikët, ndërsa një mosparaqitje e radhës nga Shkupi do të nënkuptonte përjashtimin e tyre nga liga dhe zbritjen në kategorinë më të ulët.

Ky zhvillim sjell sfida të reja për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe komisionin për gara.

Nga klubi i Shkupit ende nuk ka asnjë reagim apo deklaratë zyrtare për situatën e krijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco