Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Real Madridi planifikon dy goditje të bujshme në prag të sezonit të ri

Real Madridi planifikon dy goditje të bujshme në prag të sezonit të ri

18:56, 15/08/2025

Të martën, Real Madridi nis sezonin e ri në La Liga, ku pret Osasunën në shtëpi.

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë klubi madrilen këtë verë, shto edhe ardhjen e Gonzalo Garcia nga të rinjtë, Xabi Alonso po kërkon edhe të dy përforcime të tjera.

Trajneri bask kërkon me patjetër një përforcim në mesfushë, duke ditur mungesën e Jude Bellingham deri në fund të tetorit. “Daily Mail” raporton se klubi madrilen ka nisur kontaktet me Crystal Palace, ku interesohet për mesfushorin 21-vjeçar Adam Wharton. Klubi anglez kërkon 45 milionë euro.

Përveç Wharton, Real Madrid nuk ka hequr dorë nga transferimi këtë merkato i Ibrahima Konate.

Duke ditur se Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e Giovanni Leoni dhe është shumë pranë marrëveshjes për Marc Guehi, Real Madrid ka rritur akoma dhe më shumë interesin për qendërmbrojtësin francez.

Mediat angleze raportojnë se klubi madrilen është i gatshëm të paguajë për Konate 25-30 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco