Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

John Terry heq dorë nga ambicia për t’u bërë trajner

John Terry heq dorë nga ambicia për t’u bërë trajner

21:27, 14/08/2025

Legjenda e Chelseat, John Terry, ka deklaruar se ka hequr dorë nga përpjekjet për t’u bërë trajner kryesor, pas disa refuzimeve që ka marrë gjatë aplikimeve për role menaxheriale.

Ish-qendërmbrojtësi ka punuar më parë si trajner ndihmës nën drejtimin e Dean Smith tek Aston Villa dhe Leicester, pasi i dha fund karrierës si lojtar në vitin 2018.

Shumë bashkëkohës të Terryt — si Xabi Alonso, Cesc Fabregas, Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Mikel Arteta — kanë arritur tashmë të sigurojnë punë si trajnerë, gjë që, sipas tij, ka qenë surprizuese.

Terry u shpreh për “The Sun”: “Kam mbaruar me idenë për t’u bërë trajner. Po e shijoj jetën time, punoj me kohë të pjesshme në akademinë e Chelseat, punoj me fëmijët dhe u përcjell përvojën time. Kam kohë për veten, luaj golf, kaloj kohë me familjen, është një ekuilibër i përkryer”.

“Kam shumë atribute për të qenë një trajner i mirë, por kjo nuk ndodhi. Tani jam i fokusuar tek akademia dhe po e shijoj jetën”, shtoi legjenda angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco