Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s

Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s

17:09, 14/08/2025

PSG mposhti Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish, duke siguruar trofeun e Superkupës së Evropës, megjithatë shpërblimi financiar për këtë arritje ishte mjaft i kufizuar.

Sipas mediave franceze, fitimi ishte rreth 30 herë më i vogël se ai për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Të dy ekipet përfituan nga 4 milionë euro secila, ndërsa parisienëve iu shtua edhe një bonus prej 1 milion eurosh si fitues.

Në total, PSG arkëtoi 5 milionë euro, një shifër shumë më e ulët krahasuar me 150 milionë eurot e fituara sezonin e kaluar për trofeun e Ligës së Kampionëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco