Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Napoli sinjalizon ndërtimin e një stadiumi të ri: ‘Diego Armando Maradona’ nuk përmbush kriteret për Euro 2032

Napoli sinjalizon ndërtimin e një stadiumi të ri: ‘Diego Armando Maradona’ nuk përmbush kriteret për Euro 2032

18:51, 26/07/2025

Teksa skuadra e Napolit zhvillon fazën e parë të përgatitores, klubi gjendet përballë një dileme të rëndësishme lidhur me impiantin aktual “Diego Armando Maradona”. Në një takim të mbajtur midis përfaqësuesve të UEFA-s, Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Bashkisë së Napolit dhe avokatit të klubit, Arturo Testa, u shqyrtua gjendja e stadiumit në funksion të Kampionatit Evropian 2032, që do të organizohet bashkë nga Italia dhe Turqia.

Megjithëse nuk u morën vendime përfundimtare, sinjalet nuk ishin pozitive. UEFA sqaroi standardet që duhet të plotësojë çdo arenë europiane, ndërsa kërkoi bashkëpunim të ngushtë midis klubit dhe bashkisë për çdo projekt rindërtimi.

Napoli, nga ana e tij, deklaroi qartë se “Diego Armando Maradona” nuk është i përshtatshëm për të pritur ndeshje të Euro 2032 dhe se “UEFA e FIGC nuk i kanë dhënë dritën jeshile projektit publik të rikonstruksionit”.

Klubi la të kuptohet se studimet e kryera gjatë dy viteve të fundit tregojnë mungesë “kushtesh të kompatibilitetit për investime” në strukturën aktuale. Për shkak të tipareve arkitekturore dhe kufizimeve teknike, stadiumi i tanishëm nuk mund të përmbushë standardet moderne të kërkuara.

Për rrjedhojë, presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtuesit e Napolit synojnë të investojnë në ndërtimin e një impianti krejtësisht të ri, i cili duhet të garantojë kapacitetet dhe teknologjitë e nevojshme për një turne të madh si Euro 2032. Ky projekt ambicioz do të kërkojë mbështetje institucionale dhe financiare, por shihet si e vetmja zgjidhje afatgjatë për ta vendosur Napolin sërish në hartën e ngjarjeve më prestigjioze futbollistike të kontinentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco