Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Luis Díaz mungoi ndaj Milanit, Slot: Ka shumë zëra për të, nuk mund të jap detaje

Luis Díaz mungoi ndaj Milanit, Slot: Ka shumë zëra për të, nuk mund të jap detaje

18:48, 26/07/2025

Liverpooli nuk e nisi mirë sezonin e ri, duke pësuar humbje 2-4 ndaj Milanit në një ndeshje miqësore me shumë emocion, për shkak të homazhit prekës për Diogo Jota-n, lojtari i ndjerë i skuadrës angleze. Por përveç rezultatit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi mungesa e Luis Díaz, i cili nuk ishte as në stol.

Trajneri Arne Slot e sqaroi situatën pas ndeshjes në një konferencë për shtypin:

“Po, për Luisin ka shumë zëra kohët e fundit. Ai po stërvitet shumë mirë me ne, por për momentin kemi vendosur të mos e aktivizojmë. Nuk mund të hyj në detaje,” tha tekniku holandez.

Zërat për një largim të mundshëm të kolumbianit janë shtuar gjatë verës, veçanërisht pas vizitës së tij në vendlindje, në një kohë kur pjesa tjetër e skuadrës ndodhej në ceremoninë mortore për Diogo Jota-n. Edhe pse u përfol për një kalim te Barcelona, kjo pistë tashmë duket e mbyllur, ndërsa Bayerni mbetet një alternativë reale, me bisedimet që sipas gazetarit Fabrizio Romano janë ende në zhvillim.

Slot u përpoq të shmangte spekulimet:

“Po, unë flas rregullisht me shumicën e lojtarëve, përfshirë edhe Luisin. Ai po punon fort, por për momentin nuk do të luajë. Nuk kam më shumë për të shtuar.”

Duket qartë se e ardhmja e Luis Díaz te Liverpooli është në pikëpyetje, ndërkohë që merkatoja e verës është ende e hapur dhe çdo gjë mbetet e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco