Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Asani shpërthen me goditje magjike, por traversa i thotë 'jo' dy herë

VIDEO/ Asani shpërthen me goditje magjike, por traversa i thotë 'jo' dy herë

17:21, 26/07/2025

Jasir Asani vazhdon të impresionojë në Korenë e Jugut me shpërthimet e tij nga distanca, por këtë herë fati i ktheu shpinën. Në sfidën ndaj Jeonbuk-ut, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte ndër më aktivët në fushë, duke luajtur të gjitha minutat dhe duke qenë gjithmonë një kërcënim për portën kundërshtare.

Në dy raste të veçanta, Asani tregoi klasin e tij me goditje të forta dhe të sakta nga jashtë zone, gjuajtje që vetëm traversa arriti t’i ndalë. Në të dyja episodet, topi përplaset me fuqinë e rrufeshme në shtyllën e sipërme, duke lënë portierin të shtangur dhe tifozët pa frymë.

Traversa e parë e Asanit

I pafat, por jo i zbehur në lojë, Asani dëshmoi edhe një herë se është një nga lojtarët më në formë në elitën koreane. Edhe pse goli nuk erdhi këtë herë, loja e tij mbetet sinjal i qartë se rrjeta do të tundet së shpejti.

Traversa e dytë e Asanit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco