Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Çmimi i Madh i Belgjikës/ Lando Norris në ‘pole’, Piastri i dyti, katastrofë për Hamilton

Çmimi i Madh i Belgjikës/ Lando Norris në ‘pole’, Piastri i dyti, katastrofë për Hamilton

17:11, 26/07/2025

Lando Norris ka siguruar ‘pole position’ në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës në Spa-Francorchamps, duke udhëhequr një dyshe McLaren në vijën e parë. Piloti britanik regjistroi kohën më të shpejtë me 1:40.562, duke lënë pas me vetëm 85 të mijëtat e sekondës shokun e skuadrës, Oscar Piastri.

Në vijën e dytë do të jetë Ferrari me Charles Leclerc, i cili vendosi kohën e tretë dhe i dha një grimë shprese skuadrës italiane pas një pasditeje jo të shkëlqyer. Leclerc do të niset përpara Red Bull-it të Max Verstappen, që u rendit i katërti.

Ndërkohë, një disfatë totale për Lewis Hamilton, i cili u eliminua që në Q1 për shkak të kalimit të kufijve të pistës (track limits) dhe do të niset nga pozita e 16-të, nga rreshti i tetë, pas Williams-it të Carlos Sainz. Britaniku kishte regjistruar një kohë që e vendoste në vendin e shtatë, por ajo iu anulua, duke e lënë jashtë Q2. Një gabim në kthesën Eau Rouge i kushtoi shumë, me rrotën e djathtë të përparme që kaloi skajin e pistës.

Pozicionimet e tjera në nisje:

  • Rreshti i tretë: Alexander Albon (Williams) në vendin e pestë dhe George Russell (Mercedes) i gjashti.
  • Rreshti i katërt: Hadjar dhe Lawson.
  • Rreshti i pestë: Bortoleto dhe një tjetër performancë zhgënjyese për Haas me Ocon dhe Bearman në pozitat 11 dhe 12.
  • Rreshti i nëntë: Andrea Kimi Antonelli i 18-ti, krahas Colapintos, me vetëm Alonso dhe Stroll të Aston Martin pas tyre.

Spa nuk u solli fat Hamilton-it dhe Antonell-it, të cilët për të dytën herë radhazi nuk arritën të kalojnë Q1, madje as në provat Sprint. Gara premton emocione, me McLaren në majë dhe shumë surpriza në mesin dhe fundin e grilës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco