Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Vdekja e ish-mbrojtësit të Fiorentinës, ish-bashkëshortja kërkon hetime për vrasje

Vdekja e ish-mbrojtësit të Fiorentinës, ish-bashkëshortja kërkon hetime për vrasje

17:03, 26/07/2025

Një kthesë e papritur ka ndodhur në hetimet për vdekjen tragjike të Celeste Pin, ish-mbrojtës i Fiorentinës, i cili u gjet pa shenja jete më 22 korrik, në apartamentin e tij, në kodrat e Firences. Ndërkohë që prokuroria vijon të ndjekë pistën e vetëvrasjes, familja e tij, dhe konkretisht ish-bashkëshortja Elena Fabbri, nuk e pranon këtë version.

Të premten, Fabbri, nëna e dy fëmijëve të parë të Pin, depozitoi një kallëzim penal për vrasje, duke kërkuar hetime të thelluara, përfshirë analizat toksikologjike dhe kontrollin e mesazheve apo telefonatave në celularin e tij. Ajo gjithashtu kërkoi që banesa ku ai u gjet i vdekur të izolohet për hetime të mëtejshme, pikërisht në ditën kur prokuroria kishte vendosur që trupi të dorëzohej familjes për ceremoninë mortore.

Prokurorja Silvia Zannini ka hapur një dosje për "vrasje nga pakujdesia", megjithatë aktualisht nuk ka persona të dyshuar. Hipoteza kryesore mbetet vetëvrasja, por ish-bashkëshortja e tij këmbëngul se kjo nuk përputhet me realitetin: "Atë mëngjes, më dërgoi një foto ku dukej në formë të shkëlqyer dhe i gatshëm për punë", – ka thënë ajo.

Sipas saj, nuk ka asnjë provë që Pin ishte në depresion të thellë. Ai merrte prej më shumë se 40 vitesh të njëjtat medikamente dhe kishte humor të qëndrueshëm. Nuk u gjet as ndonjë letër lamtumire në banesë. Për këtë arsye, Elena Fabbri kërkon që hetimet të kalojnë në një nivel tjetër: "Pse një njeri në formë, me plane për të ardhmen, do të vriste veten?"

Hetimet janë ende në vazhdim. Familja kërkon të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco