Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mauro Icardi padit Wanda Nara-n për 'pornografi hakmarëse', publikoi një video intime online

Mauro Icardi padit Wanda Nara-n për 'pornografi hakmarëse', publikoi një video intime online

22:40, 25/07/2025

Saga ligjore mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij, Wanda Nara, vijon të thellohet, me përmasa edhe më të rënda. Sipas raportimeve nga agjencia italiane AdnKronos, sulmuesi argjentinas ka dorëzuar një padi penale ndaj Wanda Nara-s për “revenge porn”, duke e akuzuar atë se ka shpërndarë publikisht një video intime pa pëlqimin e tij.

Bëhet fjalë për një video private, e ndarë në mënyrë ekskluzive gjatë kohës kur ata ishin ende të martuar. Sipas mbrojtjes së Icardit, veprimi i Nara-s ka pasur si qëllim dëmtimin e reputacionit të tij publik dhe prishjen e marrëdhënies me partneren aktuale, Eugenia Suarez.

Përfaqësuesit ligjorë të sulmuesit, avokatët Raffaele Rigitano, Valeria De Vellis dhe Salvatore Pino, janë vënë në lëvizje për të ndjekur të gjitha rrugët gjyqësore që lejon ligji italian për ndëshkimin e një sjelljeje të tillë, që konsiderohet “veçanërisht e rëndë dhe e dënueshme”.

Icardi, i cili ka reaguar me “tronditje” pas publikimit të videos, ka paralajmëruar se do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe dinjitetin e tij në të gjitha instancat ligjore.

Kjo nuk është përplasja e parë ligjore mes tyre. Vitin e kaluar, Icardi kishte paraqitur një tjetër padi në Prokurorinë e Milanos ndaj Wanda Narës për marrje të paligjshme të kujdestarisë mbi vajzat e mitura, duke e akuzuar për veprime të njëanshme.

Çështja pritet të përshkallëzohet edhe më tej në gjykatë, duke shtuar kapituj të rinj në një histori tashmë të mbushur me polemika dhe tensione të ashpra personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco