Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Barcelona mbyll rinovimin e Koundé, francezi refuzon ofertat, firmos deri në vitin 2030

Barcelona mbyll rinovimin e Koundé, francezi refuzon ofertat, firmos deri në vitin 2030

20:18, 25/07/2025

Jules Koundé do të qëndrojë në Barcelonë për disa vite të tjera. Mbrojtësi francez, i cili kishte tërhequr interes të madh nga klube të mëdha, veçanërisht nga Premier League angleze, ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin katalanas deri më 30 qershor 2030. Lajmi është konfirmuar nga mediet franceze si L’Equipe dhe RMC Sports, që raportojnë se marrëveshja është arritur dhe konsiderohet zyrtare.

Aktualisht Koundé kishte kontratë deri në vitin 2027, por rinovimi i ri do t’i sigurojë atij tri sezone shtesë dhe një rritje page. Sezonin e kaluar, francezi regjistroi 53 paraqitje me Barcelonën dhe arriti një rekord mbresëlënës prej 105 ndeshjesh radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren.

Performanca e tij e qëndrueshme dhe përkushtimi kanë bindur stafin teknik dhe drejtuesit sportivë, nën drejtimin e Dekos, që kanë shpresuar prej kohësh ta sigurojnë Koundé-në para fundit të kontratës së tij.

Edhe pse Manchester City dhe klube të tjera të Premier League ishin shumë aktive për ta marrë, Koundé nuk ka shprehur asnjëherë dëshirë për t’u larguar nga Barcelona, sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’.

Me këtë rinovim, pritet të vazhdojë edhe bashkëpunimi mes Koundé-së dhe talentit të ri Lamine Yamal, një aks i fuqishëm i ekipit katalanas, që në sezonin e fundit ka treguar potencial të jashtëzakonshëm deri në semifinalet e Champions League, ku skuadra u ndal nga Interi, në një ndeshje që Koundé e humbi për shkak të dëmtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco