Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Luis Van Gaal fiton betejën me tumorin, 73-vjeçari tani synon të drejtojë një kombëtare të madhe

Luis Van Gaal fiton betejën me tumorin, 73-vjeçari tani synon të drejtojë një kombëtare të madhe

17:33, 14/07/2025

Luis Van Gaal në intervistën më të fundit që ka dhënë ka bërë me dije se më në fund ndihet mirë dhe se mjekët i kanë thënë se ka mposhtur tumorin që kishte në prostat.

Holandezi, i cili pak vite më parë bëri publik faktin se po luftonte për jetën, tani shpjegon se gjithçka është mirë dhe se i është rikthyer jetës që bënte përpara se të mësonte lajmin e keq.

Në intervistën e dhënë ai la të kuptohej se ajo çfarë kishte kaluar këto muaj nuk kishin ndikuar në vullnetin që ka për të stërvitur ende në nivele të larta.

73-vjeçari ka bërë me dije se është kontaktuar nga disa klube, por i ka refuzuar dhe se tani po kërkon që të marrë drejtimin e një kombëtareje të madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco