Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Trajneri francez: Nëse PSG fiton ndaj Chelseat, Dembele merr ‘Topin e Artë’

Trajneri francez: Nëse PSG fiton ndaj Chelseat, Dembele merr ‘Topin e Artë’

20:26, 13/07/2025

Chelsea dhe PSG do të përballen në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila do të luhet në “MetLife Stadium” në Ney Jersey, duke filluar nga ora 21:00 me orën tonë.

Parisienët shihen si ekipi favorit për të fituar, pasi momentalisht janë ekipi më në formë, por Chelsea ka treguar se është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar aspak. 

Në Paris, duan të fitojnë finalen e sotme dhe për një arsye tjetër, që lidhet me “Topin e Artë”.

Ish-trajneri francez, Pascal Dupraz, është i bindur se në rast se PSG fiton sonte, atëherë Ousmane Dembele do të fitojë “Topin e Artë”.

“Nëse PSG fiton kundër Chelseat, për mua është mbyllur, Dembele fiton Topin e Artë”, tha Dupraz.

Kujtojmë se gara finale për “Topin e Artë” është mes Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele, por në rast se francezi fiton edhe finalen e sotme, padyshim që ai do të jetë pretendenti kryesor për të fituar çmimin më të rëndësishëm në aspektin personal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco