Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati…

Ter Shtegen i thotë ‘jo’ Monakos, vendos të qëndrojë tek Barça

Ter Shtegen i thotë ‘jo’ Monakos, vendos të qëndrojë tek Barça

16:00, 13/07/2025

Monaco ka tentuar të trazojë ujërat në ‘Camp Nou’, duke shprehur interes për të afruar Marc-Andre ter Stegen gjatë kësaj vere, raportojnë burime nga Mundo Deportivo.

Pas huazimit të Ansu Fatisë, klubi francez ka nisur kontakte me përfaqësuesit e portierit gjerman për një lëvizje të mundshme drejt Principatës.

Megjithatë, përgjigjja e Ter Stegen ka qenë e prerë: jo. Pavarësisht lëvizjeve të brendshme në skuadër dhe sugjerimeve të trajnerit Hansi Flick se ai mund të përballet me më pak minuta pas mbërritjes së Joan Garcia, portieri mbetet i vendosur të qëndrojë në Barcelonë për sezonin 2025/26.

Gjermani e sheh veten ende si lider të portës blaugrana dhe synon të luftojë për vendin e titullarit.

Për momentin, çdo opsion largimi duket i përjashtuar, Monaco do të duhet të kërkojë diku tjetër për portierin e saj të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco