Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Trajneri francez komenton finalen PSG-Chelsea/ ‘Dembele fiton topin e artë nëse...’

Trajneri francez komenton finalen PSG-Chelsea/ ‘Dembele fiton topin e artë nëse...’

13:11, 13/07/2025

Pascal Dupraz, ish-trajneri i disa ekipeve në Ligue 1, e ka cilësuar Ousmane Dembele si një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025.

Sipas tij, një fitore e Paris Saint-Germain kundër Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube më 13 korrik mund ta çojë Dembelen drejt trofeut individual.

Sulmuesi francez ka pasur një sezon mbresëlënës me PSG-në, duke shënuar 35 gola dhe dhënë 16 asistime në 52 paraqitje.

Duke folur si komentator televiziv, Dupraz u shpreh se PSG-së i duhet fitorja ndaj Chelseat, në mënyrë që Dembele të fitojë Topin e Artë.

“Nëse PSG fiton kundër Chelseat, për mua është mbyllur puna, Dembele duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Dupraz

Ai theksoi se kjo ishte një pikëpamje personale dhe modeste, nga këndvështrimi i një vëzhguesi jashtë skenës së brendshme të futbollit.

Sipas tij, gazetarët që votojnë për çmimin ndonjëherë e interpretojnë ndryshe ndikimin e lojtarëve, veçanërisht në ndeshje të mëdha si finalet.

Megjithatë, një paraqitje e shkëlqyer kundër Chelseas mund të rrisë ndjeshëm shanset e Dembeles për të fituar çmimin më të madh individual në futboll. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco